Sistemi CCTV
Politika e vëzhgimit me kamera në Klinika Sulçebe është në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9887/2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" i ndryshuar me Ligjin nr. 19/2016 "Përmasat shtesë të sigurisë publike" si dhe me udhëzimin e miratuar nga Komisioneri nr. 46, datë 26.03.2017 "Për përcaktimin e nivelit të sigurisë për përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet sistemeve të sigurisë, në zbatim të ligjit nr. 19/2016 "Për masat shtesë të sigurisë publike".
Aplikimi i sistemit të kamerave në godinen e Klinika Sulçebe dhe përpunimi i të dhënave personale nëpërmjet këtij sistemi të masave shtesë të sigurisë është në përputhje me qëllimin e parashikuar në ligjin nr. 19/2016 "Për masat shtesë të sigurisë publike" si dhe me interesat ligjorë të organizimit dhe funksionimit të Klinika Sulçebe në cilësinë e institucionit jo publik shëndetësor.
Të dhënat personale që përpunohen nëpërmjet sistemit të videosurvejimit me kamera CCTV në godinen e Klinika Sulçebe, të cilat e bëjnë një individ të identifikueshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë trajtohen në përputhje me nenin 14 të Ligjit nr. 9887/2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" i ndryshuar. Sistemi i videosurvejimit nuk mund të ndërhyjë dhe të cënojë jetën private të klientëve, personelit mjekësor dhe administrativ si dhe të individëve të tjerë. Regjistrimet mund të përdoren vetëm për hetimin e një ngjarjeje që ka sjellë dëmtimin e pronës, të bazës materiale dhe funksionale të ambienteve të ushtrimit të aktivitetit të Klinika Sulçebe si dhe të interesave të mbrojtura me ligj. Legjitimiteti i përdorimit të të dhënave të regjistruara për qëllime të tjera është i kufizuar vetëm për një interes të rëndësishëm publik sipas qëllimit të ligjit 19/2016 "Për masat shtesë të sigurisë publike".
Konform qëllimit të mësipërm në ambientet e Klinika Sulçebe janë vendosur kamera në dyert hyrëse-dalëse, mbi arkat dhe në korridore.
Në këto ambiente në vendin e pozicionimit të kamerave është vendosur edhe tabela përkatëse infomuese sipas modelit zyrtar të miratuar nga Zyra e komisionerit në mënyrë që të garantohet informimi i individëve për sistemin e monitorimit me kamera. Është e ndaluar mbikëqyrja me kamera si dhe regjistrimi i imazheve në ambiente private, si ambiente sanitare, në zyrat e personelit si dhe në dhomat e zhveshjes, etj. Të gjitha kamerat janë të vendosura dhe të pozicionuara në një mënyrë të tillë që këndi i vrojtimit të jetë i tillë që të mund të filmojë pamje brenda qëllimit për të cilin është instaluar sistemi dhe nuk mund të filmojnë imazhe nga ambiente të cilat nuk përputhen me qëllimin e mbikëqyrjes.
Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave është 7 ditë dhe është e përcaktuar edhe në rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale në Klinika Sulçebe. Të dhënat asgjësohen automatikisht pas përfundimit të kësaj periudhe.
Politika e survejimit me kamera është në përputhje me qëllimin e parashikuar në ligj dhe garanton ushtrimin e së drejtës së çdo personi për të konsultuar përpunimin e të dhënave përkatëse, për të verifikuar, ndryshuar apo fshirë informacionet e tyre. Për ta realizuar këtë të drejtë si dhe për t'u informuar në mënyrë të përgjithshme mbi politikat e videosurvejimit CCTV duhet ti dërgohet një kërkesë me shkrim personave të autorizuar nga titullari i institucionit për përpunimin dhe administrimin e të dhënave personale në Klinika Sulçebe.
Nëse vlerësoni se shkelet privatësia juaj nëpërmjet përdorimit të sistemit CCTV keni të drejtë të kundërshtoni këtë lloj përpunimi në bazë të nenit 15 të Ligjit "Për Mbrojtjen e të dhënave personale".